6 vjet në burg - Hashim Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

5 November 2026, 19:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

6 vjet në burg - Hashim Thaçi: Do dal i pastër si loti në

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të dalë i pastër në fund të procesit gjyqësor në Hagë.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju”, shkruan ai.

Sot janë bërë plotë gjashtë vjet që kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u dërguan në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020. Të katër në paraqitjet e tyre janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi në Gjykatën Speciale ndaj tyre filloi më 3 prill 2023.

Ndërkohë më 16 shtator të këtij viti, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, shpallën aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi e Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet.

Të katër u shpallën fajtorë për të ashtuquajtura krime lufte të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen. Të katër u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.


Video