Vodhën tubat e bakrit për t'i shitur, arrestohen 3 personat për shpërthimin tronditës në Athinë ku vdiqën tre shqiptarë dhe një amerikan

30 October 2026, 16:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vodhën tubat e bakrit për t'i shitur, arrestohen 3 personat

Kolian Ilia raportohet se është një nga tre hajdutët që është arrestuar nga Policia greke, si i dyshuar për shpërthimin e ndodhur një muaj më parë në lagjen "Plaka", ku humbën jetën tre shqiptarë dhe një shtetas amerikan. Viktima mbetën dhe dy shtetas grekë.

Ai dhe dy hajdutë grekë, janë futur në katin e parë të godinës dhe kanë vjedhur tubat e bakrit për t'i shitur, duke shkaktuar dëmtime dhe rrjedhje gazi, të cilat më pas janë akumuluar dhe në mëngjes ndodhi shpërthimi vdekjeprurës.

Tre personat e arrestuar, dy grekë të moshës 34 dhe 54 vjeç dhe shtetasi shqiptar 37-vjeçar, përballen me akuza të rënda penale për shpërthimin vdekjeprurës në Plakë shtatorin e kaluar, i cili vrau gjashtë persona.

Hetuesit e zjarrfikësve shqyrtuan dhjetëra video të kamerave të sigurisë, duke arritur të rindërtojnë lëvizjet e të dyshuarve para dhe pasi ata hynë në ndërtesë. Pamjet filmike tregojnë tre persona që i afrohen ndërtesës neoklasike afërsisht në orën 2:00 të mëngjesit më 25 shtator.

Dy prej tyre hynë në shkallë dhe qëndruan brenda për disa minuta, përpara se të largoheshin duke mbajtur një pjesë të tubit të bakrit.

Hetimi u plotësua nga gjetjet e laboratorit të Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës, i cili identifikoi pikën e rrjedhjes brenda ndërtesës, pranë matësit të gazit natyror në katin përdhes. Ky zbulim ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi i drejtoi hetimet drejt instalimit të brendshëm dhe jo rrjetit të jashtëm.

Tre personat e arrestuar kanë qenë në duart e autoriteteve dhjetëra herë në të kaluarën për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë vjedhje, grabitje, posedim armësh, droge dhe lëndime të rënda trupore.

Florida Hoxha dhe Florin Hoxha (motër e vëlla), Eris Cani (gruaja e Florinit) dhe Ian Alexander Kirkpatrick (bashkëshorti amerikan i Floridës), janë katër anëtarët e një familje shqiptare që humbën jetën tragjikisht pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese në Athinë.


Video