Biznesmeni Dritan Agolli po ndërton hotel 1 milion euro në Bulqi...
9 Nëntor, 19:04Fokus
Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, në ditën e katërt të saj.
Në një moment tensioni në 'Rrugën e Durrësit' një efektiv policie shihet duke goditur dhe përplasur dhunshëm përtokë një të ri, i cili qëndronte i palëvizur në rrugë.
Goditja bën që i riu të rrëzohet me forcë në tokë, ndërsa pak çaste më vonë, disa efektivë të tjerë e rrethojnë.
Protesta vijon prej orësh, ndërsa gjatë ditës së sotme janë shoqëruar disa persona, kryesisht të rinj.
Gjithashtu, policia ka përdorur disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa rrethanat e ndërhyrjeve dhe veprimet e palëve mbeten për t’u dokumentuar plotësisht.