Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur!

16 October 2026, 14:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me protestat në kryeqytet, do të qëndrojë e mbyllur prej ditës së sotme deri në një afat të pacaktuar.

Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e Ambasadës, teksa thuhet se për çdo rast urgjent, do duhet të kontaktojnë me numrin celular të emergjencës.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur.

Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës.

Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës”, thuhet në njoftim.


Video