Mbi 15 filiale bankash u dëmtuan nga protestuesit, Ibrahimaj -qytetarëve: Depozitat tuaja janë të sigurta!

16 October 2026, 13:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbi 15 filiale bankash u dëmtuan nga protestuesit, Ibrahimaj

Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës gjatë ditëve të fundit. Shifrën e ka bërë publike Delina Ibrahimaj, e cila ka siguruar qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta dhe se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm.

Sipas Ibrahimajt, dëmtimet kanë prekur pikërisht ambientet ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme.

“Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës së ditëve të fundit, duke goditur hapësirat ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme”, shkruan ajo.

Përballë këtyre dëmtimeve, Ibrahimaj u ka përcjellë një mesazh qytetarëve për sigurinë e kursimeve të tyre.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur”, thekson Ibrahimaj.

Ajo shton se përpjekjet për të përhapur panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të pengojnë garantimin e stabilitetit financiar.

“Asnjë përpjekje për të përhapur panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të na pengojë në garantimin e stabilitetit financiar”, shprehet ajo.


Video