VIDEO/ “Edhe unë kam djalin në protestë, por kapelen s’e heq dot”, Komandanti i FNSH-së bisedon me protestuesit!

16 October 2026, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ “Edhe unë kam djalin në protestë, por kapelen
Komandanti i FNSH-së

Qindra qytetarë janë mbledhur këtë të premte përpara Ministrisë së Arsimit, paçka kordoneve dhe arrestimeve nga policia.

Për ditën e 4-t radhazi të rinjtë janë tubuar në protestë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë bërë një ndryshim stretegjie.

Komandanti i FNSH-së, iu është drejtuar medieve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit se FNSH nuk do bëjë asnjë ndërhyrje nëse protesta do të jetë paqësore.

Pas fjalës së komandantit, boti i ujit është tërhequr. 

“Nuk është e ligjshme që policia ka hedhur gurë. Do të shikohen filmimet dhe do të merren masa. Jam komandanti i FNSH-së, jap përgjigje vetëm për këto forca. Ju eci mbarë! Edhe unë kam djalin në protestë. Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja, do të zbatohet ligji, do të mbrohet shteti”, u shpreh ai gjatë bisedës me protestuesit.

Ndër të tjera ai shtoi se ka edhe djalin në protestë, por kapelen s’e heq dot sepse duhet të ushqehet dhe të mbrojë ligjin.


Video