Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

16 October 2026, 10:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në
Viola Haxhiademi dhe Belinda Balluku

Ish-sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi u paraqit këtë të premte në ambientet e SPAK.

Haxhiademi është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, ndërsa pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje ajo është larguar nga ambientet e institucionit.

Burime për Vox News bëjnë me dije se SPAK ka administruar telefonin e Haxhiademit, nga ku kane dalë të dhëna dhe indicie për abuzime të ndryshme.

Nuk dihet nëse Haxhiademi është marre e pandehur, por ajo konsiderohet si personi kyç në dosjen e Belinda Ballukut.

Haxhiademi është paraqitur edhe më herët në ambientet e SPAK, ku është pyetur në lidhje me dosjen “Balluku”, ku në qendër është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat.


Video