Tensionohet protesta e studentëve para MAS, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës!

16 October 2026, 13:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensionohet protesta e studentëve para MAS, policia shpërndan

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku protestuesit kanë goditur me sende të forta godinën, ndërsa Policia e Shtetit është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës ndaj turmës.

Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën në ditën e katërt të protestës, ku studentët, gjimnazistët dhe qytetarët janë mbledhur për të vijuar kundërshtimin dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Efektivët e policisë janë pozicionuar përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës shënon një tjetër moment tensioni pas tri ditësh protestash të shoqëruara me incidente të dhunshme në kryeqytet. 


Video