Territorialja, Berisha: Ku e keni Lubinë, si do i bëni votat? Çohu, të shohë kombi se çfarë malli je

8 October 2026, 10:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Territorialja, Berisha: Ku e keni Lubinë, si do i bëni votat?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pari që foli në seancën e sotme plenare, ku pritet të votohet Reforma Territoriale.

Në fjalën tij, kryedemokrati u shpreh se ‘është urdhëruar të kryhet një krim madhor, asgjësimi i 15 bashkive funksionale’.

Berisha shtoi se kanë thirrur edhe Belinda Ballukun që të bëjnë votat për t’u miratuar Reforma Territoriale.

“Është urdhëruar të kryhet krimi madhor, të asgjësojë 15 bashki funksionale. Ku e keni Lubinë, si do i bëni votat? Ku je? Flisni. Çohu në këmbë nëse je në parlament të shohë kombi se ça malli je. Po bëni çdo gjë që të votoni një reformë që shkel interesat e qytetarëve.  Keni thirrur dhe atë që të japë votën, se jeni si ajo, nuk keni asnjë dallim prej saj”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

 

 


Video