Sinaj ndryshon qëndrim për “Territorialen”, voton pro hartës me 46 bashki, Braçe nuk voton

8 October 2026, 10:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sinaj ndryshon qëndrim për “Territorialen”, voton pro
Vullnet Sinaj

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën e re territoriale.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Sinaj ka votuar pro hartës së re territoriale gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua mëngjesin e sotëm në sallën e seancave plenare.

Sinaj kishte votuar më herët kundër draftit brenda grupit parlamentar, duke shprehur rezerva për propozimin që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes dhe bashkimit të 15 bashkive.

Ndërkohë, sa i përket deputetit tjetër socialist, Erion Braçe, të njëjtat burime bëjnë me dije se ai nuk ka votuar as pro dhe as kundër draftit gjatë mbledhjes së sotme.

Votimi i sotëm vjen pas qëndrimit të mëparshëm të të dy deputetëve, të cilët në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar në fillim të javës kishin votuar kundër hartës së re territoriale


Video