Zambrotta komenton me shaka shortin e Europianit: Grupin e kalon Shqipëria dhe Italia

19 December 2023, 12:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zambrotta komenton me shaka shortin e Europianit: Grupin e kalon Shqipëria
Gianluca Zambrotta

Për kampionin e botës Gianluca Zambrotta, Italia e tij dhe Shqipëria do ta kalojnë grupin në EURO 2024. I ftuar në Tiranë në mbrëmjen Gala te më të mirët e futbollit, ku dorëzoi edhe trofeun e Topit të Artë, ish-mbrojtësi i Juventusit, Milanit dhe Barcelonës, Zambrotta edhe pse më shaka e nënvizoi dëshirën që 2 përfaqësueset të kenë sukses.

“(Shaka e Zambrotës: Kalon Italia dhe Shqipëria, jemi në rregull kështu besoj) Itali –Shqipëri do të jetë një ndeshje e shumë bukur pasi prej disa vitesh në aspektin futbollistik ka një miqësi në mes, pasi shumë lojtarë shqiptarë luajnë në kampionatin tonë. Jo vetëm luajnë por edhe kanë bërë gjëra të mëdha”, tha Zambrota, ish-futbollist i Italisë.

Zambrotta më tej foli më hollësisht për Italinë, duke u shprehur:

“Të mos harrojmë që Italia është kampionja në fuqi, është kualifikuar me vështirësi por me meritë. Është në një grup të vështirë por duhet të ruajë atë statusin e kampiones në fuqi.”


Video