E PABESUESHME/ Armando Broja nuk shënon me portën bosh (Video)

17 December 2023, 09:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E PABESUESHME/ Armando Broja nuk shënon me portën bosh (Video)
Armando Broja

Armando Broja, u aktivizua në minutën e 75’ për Çelsin në sfidën kundër Shefilld Junajtid duke i zënë vendin Rahim Sterling.

Sulmuesi shqiptar pati disa raste, duke u bërë tepër i vështirë të markohej në disa prej tyre, në një nga të cilat u pengua dhe në zonë, por që gjyqtari nuk akordoi penallti.

Por në minutën e 84’, Kol Palmer i dha një top fantastik, me Brojën që e kishte gati të pamundur të gabonte me portën bosh nga aq pak larg, por që nuk goditi dot portën dhe e çoi topin jashtë.

Për të ndjekur videon për rastin e humbur nga Broja klikoni këtu: (Video)


Video