UEFA hedh shortin për turin e parë kualifikues të Champions League

14 June 2022, 12:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
UEFA hedh shortin për turin e parë kualifikues të Champions
Hedhja e shortit

UEFA ka hedhur shortin për turin e parë kualifikues të Champions League. Tirana do të jetë përballë Diddeleng, kampionia e Luksemburgut.

Shkupi do të luajë me Lincoln Red IMPS dhe Ballkani, kampioni i Kosovës do të luajë përballë Zalgiris.

Ndeshjet fillojnë në javën e parë të muajit korrik.

Turi i parë kualifikues i Champions League është në 6-7 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit janë një javë më pas. Ceremonia e shortit të raundit të parë kualifikues u hodh në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.

Përballja e ekipeve sipas shorteut

FC Pjunik-CFR Cluj
NK Maribor-FC Shakhtor Soligorsk
PFC Ludogorets- FK Sutjeska
F91 Diddeleng- KF Tirana
FC Tobol Kostanay- Ferencvarosi TC
Malmo FF -Fitues raundi paraeliminator
Ballkani-FK Zalgiris Vilnius
HJK Helsinki-RFS
FK Bodo / Glimt-Ki Klaksvik
New Saints FC- Linfield FC
Shamrock Rovers FC - Hibernians FC
KKS Lech Poznan - Karabag FK
FC Shkupi – Lincoln Red IMPS FC
HSK Zrinjski - FC Sheriff Tiraspol
SK Slovan Bratislava FC Dinamo Batumi


Video