Shqipëria humbet një titullar të rëndësishëm për dy sfidat e radhës për kualifikueset e Euro 2024

3 June 2023, 14:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria humbet një titullar të rëndësishëm
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të ketë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, mesfushorin Klaus Gjasula.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Gjasula ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore dhe pas rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm.

Një mungesë e rëndësishme për kuqëzinjtë tanë në mesin e fushës. 

Njoftimi:

Mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren dhe do të mungojë në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim fizik dhe i është nënshtruar analizave mjekësore në ditët e fundit në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor të Kombëtares.

Pas daljes së rezultateve dhe konsultave stafi mjekësor ka konkluduar se Gjasula nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë dhe lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit pranë klubit të Darmstad.

Stafi teknik i Kombëtares ka komunikuar me mesfushorin dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë në mënyrë që ai të rikthehet sa më parë në fushën e lojës.


Video