Zyrtare/ Leao rinovon me Milanin me klauzolë 175 mln euro, a do e marrë numrin 10?

2 June 2023, 16:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zyrtare/ Leao rinovon me Milanin me klauzolë 175 mln euro, a do e
Rafael Leao

Rafael Leao zyrtarisht ka rinovuar kontratën edhe për 5 vite të tjera me Milanin deri më 30 qershor 2028. Sulmuesi portugez do të ketë një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh dhe do të marrë 5 milionë euro + 2 milionë euro bonuse pagë në vit.

Në komunikimin pas firmës, te Milan shprehen të lumtur që kanë rinovuar me sulmuesin kryesor të ekipit.

"AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Rafael Alexandre da Conceição Leão ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2028. Që nga bashkimi në verën e vitit 2019, Rafa ka zhvilluar 162 paraqitje, 41 gola dhe 29 asistime për kuqezinjtë dhe u shpall "Lojtari më i mirë në Serie A" sezonin e kaluar. AC Milan dhe Rafael vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku", shkruan Milan. 

Ai ka thënë fjalët e para për mediat pas rinovimit në momentin kur ka dale nga Casa Milan dhe ka firmosur autografe për fansat e tij. I pyetur lidhur me aludimet në media se ai do të mbajë numrin 10, Lea tha se ende nuk është vendosur.

"Si unë dhe klubi donim këtë akord. Jemi të lumtur. Tani vëmendja te Verona. Po shkoj me pushime me qetësi shpirtërore. Si unë dhe klubi donim këtë akord. Rinovuam dhe jam i lumtur, kam dashur për ta bërë për këtë prej një kohë të gjatë, le të shpresojmë se do të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen. Vitin e ardhshëm duam të fitojmë shumë gjëra. Tani vëmendja te Verona. Nëse ndryshoj numrin? Le të shohim. 17 është një numër i veçantë për mua...", tha sulmuesi portugez pas firmës.

Detajet e kontratës Leao-Milan

- Afati i ri i skadencës: 2028
- Paga 5.1 milion € neto në vit
- Bonus nënshkrimi 1.5 milion €
- Bonusi i fitores në Champions League 250,000 €
- Shpërblime të ndryshme për fitoret e kampionatit, kupave.
- Bonuse personale mbi performancat me numer minimal 15-23-30 (gola + asistime)
- Klauzola 175 mln euro: e pagueshme ne 3 keste dhe e vlefshme vetem ne nje periudhe te caktuar te muajit korrik

14 gola dhe 15 asiste ishin bilancet e Leao sezonin që po mbyllet, teksa ka mbetur edhe një ndeshje.


Video