Shqipëri-Gjeorgji / Publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve

10 Shtator 2024, 19:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stadiumi Air Albania

Shqipëria pret Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë kompeticion, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1-2. Skuadra e Sylvinhos zhvilloi një duel mjaft të mirë, duke e dominuar takimin deri në fund.

Nga ana tjetër, Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1.

Trajneri Sylvinho nuk ka preferuar ndryshime në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë të njëjtët lojtarë që sollën fitoren në Pragë tre ditë më parë.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

1- Strakosha

2- Hysaj (C)

3- Ismajli

4- Kumbulla

5- Ramadani

6- Mario Mitaj

7- Hoxha

8- Asllani

9- Manaj

10- N. Bajrami

11- Asani

Shqipëri-Gjeorgji / Publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve
Formacionet zyrtare

Video