Cristiano Ronaldo e humbi durimin gjatë fitores së Al Nassr në raundin e tetë të Champions League të Azisë, me portugezin që kurrë nuk e keni parë kësisoj.
Al Nassr mundi 4-2 Al Ahlin e Dubait dhe rezervoi biletën për në çerekfinale të Champions League të Azisë, por Cristiano Ronaldo e përjetoi kualifikimin disi më... intensivisht se të tjerët.
Sulmuesi portugez iu drejtua gjyqtarëve dukshëm i irrituar, duke pretenduar dy penallti të mëdha për sinjalizimin e faulleve ndaj tij.
I tërbuar me arbitrimin e ndeshjes në fund të ndeshjes dhe pasi ua përplasi gjyqtarëve tërë tërbimin e tij në sy, portugezi duke u nisur drejt dhomës së zhveshjes, shtyu me inat edhe një tifoz në fushë që tentoi të bënte një selfie me të.
Sigurisht që video tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale. Nuk është hera e vetme që CR7 ka sjellje të tilla prej amatori, që nuk i kanë hije klasit të tij si futbollist.
Here is a Thread of All The Penalties NOT given for Al Nassr Tonight… the Agenda against Cristiano Ronaldo is insane pic.twitter.com/eoAJF8exrA
— Albi ???????? (@albiFCB7) August 22, 2023
Name: Cristiano Ronaldo
— Troll Football (Parody) (@Troll_Fotballl) August 22, 2023
Age: 38 Years Old
Body Like A 20 Year Old
Attitude Like A 10 Year Old pic.twitter.com/WDSu4JnfMP