Pep Guardiola e pëson në rrugët e Manchesterit teksa automjeti i trajnerit spanjoll të Cityt nuk i shpëtoi autoriteteve britanike.
52-vjeçari e kishte parkuar makinën në një zonë të ndaluar dhe policia e gjobiti, në momentin që Pep mbërrin për tek makina, polici e njoftoi menjëherë për gjobën.
Sigurisht, duke qenë një personazh si Guardiola edhe polici nuk i shpëtoi tundimit për t’i kërkuar një foto trajnerit aq të suksesshëm të Manchester City.
Përgjigja e spanjollit nuk ishte nga ato të zakonshme pasi i ktheu reston policit për gjobën.
“Do një foto me mua? Apo, atëherë duhet të paguash”, i tha Guardiola policit.
Por, e gjitha kjo ishte një shaka e spanjollit që e pranoi me kënaqësi foton pavarësisht gjobës që i duhet ta paguajë.