Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ekipi anglez i Newcastle planifikon të marrë nga Interi talentin shqiptar Kevin Zefi.
Mediat britanike shkruajnë se 18-vjeçari shkodran është futbollisti i katërt i grupit të të talenteve të rinj që ka nënshkruar Neëcastle këtë sezon. Transferta pritet të realizohet brenda muajit.
Zefi ka qenë një rekomandim i yllit irlandez Stephen Carr.
“Kevini ka hapur një derë. Italianët tashmë pyesin, a u treguam të ngadaltë me talentin irlandez? Në futbollin italian nuk ka shumë talente nga Irlanda apo Anglia”, është shprehur ai për shqiptarin e lindur në Dublin të Irlandës.
Zefi ka shënuar 16 gola në 13 ndeshje me Interin U18 B, dhe konsiderohet si një talent në sulm.