Rodri ‘tradhton’ Real Madridin pas këshillës së Pep Guardiolës

8 August 2026, 16:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rodri ‘tradhton’ Real Madridin pas këshillës së Pep
Rodri dhe Guardiola

Pep Guardiola thuhet se ka këshilluar Rodri-n që, nëse vendos të largohet nga Manchester City këtë verë, të zgjedhë transferimin te Barcelona dhe jo te Real Madridi.

Sipas raportimeve nga Spanja, ish-trajneri i Manchester City-t preferon që mesfushori spanjoll të shkojë te klubi katalanas, në rast se vendos të largohet nga “Etihad”.

Rodri është një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato dhe situata e tij po ndiqet me interes të madh nga dy gjigantët spanjollë. Real Madridi e ka identifikuar spanjollin si përforcimin ideal për mesfushën, ndërsa Barcelona ka arritur marrëveshje personale me lojtarin. Megjithatë, oferta e parë e klubit katalanas në drejtim të Manchester City-t është refuzuar nga anglezët.

Guardiola e njeh shumë mirë Rodri-n, pasi e ka drejtuar për vite me radhë te Manchester City. Mesfushori spanjoll u largua nga Atletico Madrid-i për t’iu bashkuar klubit anglez në vitin 2019 dhe nën drejtimin e Guardiola-s u shndërrua në një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Tashmë, e ardhmja e Rodri-t pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta të merkatos. Barcelona ka hedhur hapat e parë për ta afruar në “Camp Nou”, ndërsa Real Madrid-i mbetet në garë dhe e sheh atë si një pjesë kyçe për të ndërtuar mesfushën e së ardhmes.

 


Video