Protesta! Bojkotuan ndeshjen dhe u rikthyen pas 15 minutash, çfarë ndodhi me Tifozët Kuqezi në stadium

24 March 2025, 21:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta! Bojkotuan ndeshjen dhe u rikthyen pas 15 minutash, çfarë
Protesta e tifozeve Tifozëve Kuqezi

Sfida e dytë kualifikuese e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës nisi me një bojkot nga ana e Tifozëve Kuqezi.

Pas këndimit të himnit kombëtar, ata vendosën të braktisnin tribunën pas porte, duke boshatisur stadiumin në një ndeshje të rëndësishme.

Megjithatë, ata u rikthyen në stadium pas golit të parë të Rei Manajt.

Kjo ishte një shenjë proteste nga ana e Tifozëve Kuqezi ndaj Federatës, për ndalimin e shitjeve të biletave për tifogrupet.

 

 


Video