Modriç parashikon të ardhmen: Mbape do të fitojë disa “Topa të Artë”

24 March 2025, 15:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Modriç parashikon të ardhmen: Mbape do të fitojë disa
Luka Modriç

Në një deklaratë të dhënë dje për “Telefoot”, Luka Modriç lavdëroi Kilian Mbape, kundërshtarin e tij në Ligën së Kombeve dhe njëkohësisht shokun e tij të skuadrës në Real Madrid.

“Përpos rezultatit apo faktit që e kisha kundër, ajo që më ka bërë më tepër përshtypje është personaliteti i Mbapesë. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka. Jam i sigurt se ai do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa ‘Topa të Artë’”, deklaroi kroati 41-vjeçar.

 


Video