Në më pak se një javë nga transferimi i tij në Turqi, mes Edin Dzeko-s dhe Fenerbahçes ka ndodhur përplasja e parë.
Ish-sulmuesi i Interit nuk ka ndërmend që të marrë pjesë në turneun e planifikuar për në fillim të korrikut në Shën Petersburg të Rusisë, ku verdheblutë janë ftuar që të marrin pjesë bashkë me pritësit e Zenitit, serbët e Yllit të Kuq të Beogradit dhe azerët e Neftchi Bakut.
Arsyeja është totalisht politike, duke qenë se Xheko ka dalë hapur kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Dzeko, i cili që në shtatorin e shkuar doli hapur kundër miqësores ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Bosnjës, që më vonë u anashkalua, ka mbështetjen e disa shokëve të ekipit, kryesisht të huaj.
Por drejtuesit e klubit janë kundër qëndrimit të tij.
Duke qenë se boshnjaku ka firmoaur që të luajë edhe në miqësore, rrezikon edhe një gjobë nga Fenerbahçe. Më 9 Korrik ekipi turk do të ndeshet me Zenitin, 3 ditë më pas me Yllin e kuq të Beogradit dhe më 15 Korrik me Neftçi Bakun.