Liverpool nuk ka ndërmend të kursehet. “The Reds” janë gati të paguajnë 250 milionë euro, plus 50 milionë euro bonuse, për Kylian Mbappe.
Sulmuesi dukej i destinuar që të transferohej te Reali i Madridit, skuadër të cilën e simpatizon prej moshës së vogël.
Por, te Liverpool janë gati të thyejnë rekordin për transferimin më të shtrenjtë në histori, për të thyer hegjemoninë e Haaland dhe Manchester City.
Pritet që në javën e ardhshme të ketë të reja në këtë drejtim me Liverpool që e ka marrë seriozisht çështjen “Mbappe”, teksa edhe më herët anglezët kanë shfaqur hapur interesin për sulmuesin.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse kjo lëvizje do të shtyjë edhe Real Madridin për t’u kundërpërgjigjur pasi në kryeqytetin spanjoll nuk është një sekret dobësia për Mbappe.