Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje tepër të mirë duke krijuar disa raste, por pa patur fatin të shënojnë.
Ndonëse edhe më të pakëta, kërcënimi i portës nuk ka munguar as nga gjeorgjianët.
Kjo pjesë e parë ka qenë mjaft ritmike dhe e ekuilibruar. Mbetet për t’u parë nëse trajneri Silvinjo do të vendosë të bëjë ndonjë ndryshim në pjesën e dytë.