Mbappe hedh në gjyq PSG, kërkon miliona euro

12 September 2024, 13:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbappe hedh në gjyq PSG, kërkon miliona euro

Vite më parë mund të konsiderohej si një histori dashurie me ngjyrat rozë, ku Mbappe dhe PSG ishin binomi perfekt i botës së futbollit, por gjërat e bukura nuk zgjasin përgjithmonë. Kohët kanë ndryshuar dhe palët jo vetëm që nuk kanë harmoni, por madje do të kenë një seancë gjyqësore mes njëri-tjetrit.

Konkretisht Kylian Mbappe ka vendosur të hedhë në gjyq ish-ekipin e tij, duke pretenduar se nuk i ka shlyer detyrimet prej 50 milionë euro. Bëhet fjalë për 3 muaj të pagës si dhe bonuset, të cilat më herët ishin parashikuar në kontratë.

Prej javësh sulmuesi e ka ngritur këtë shqetësim, duke kërkuar ndaj drejtuesve paratë, por ende asgjë, ndërsa ka kaluar në veprime konkrete, duke kërkuar ndihmën e gjykatës.

Në lidhje me këtë cështje është duke u marrë vetë UEFA, e cila në vijim pritet të kërkojë një informacion më të detajuar nga kampionët e Francës, që me gjasa do të duhet ta shlyejne sa më shpejt lojtarin. Kujtojmë që Mbappe u largua nga PSG pak muaj më parë, ndërsa firmosi me Los Blancos.


Video