
Romelu Lukaku ka humbur vetëbesimin dhe e gjithë situata që e ka shoqëruar këto muaj të Chelsea e ka shndërruar në një sulmues të rëndomtë, që humbet edhe raste të pafalshme para portës.
I tillë ishte dhe rasti në ndeshjen e kësaj të diele, kur belgu ka bërë më të vështirën teksa brenda zonës së vogël të portierit e ka çuar topin në shtyllë.
Ndeshja u fitua nga Chelsea falë golave të Loftus-Cheek dhe Mount, ndërsa për Lukakun, një tjetër ndeshje për t’u harruar.
Sulmuesi belg është thuajse i larguar në fund të sezonit dhe përflitet për një rikthim të mundshëm në Serinë A te Interi. Sa për zëvendësuesin e tij, situata e krijuar te Chelsea për pronësinë pas largimit të Roman Abramovich e bën gjithçka të paparashikueshme, megjithëse po kërkohet nga tifozët rikthimi i Armando Brojës, që Chelsea ka huazuar te Southampton.