‘Kisha 2 muaj që mezi po e prisja…’; Asllani i zhgënjyer që nuk luajti titullar ndaj Italisë

17 November 2022, 08:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Kisha 2 muaj që mezi po e prisja…’; Asllani i

E kishte pritur gjatë miqësoren me Italinë, por e pa veten në stol kur ajo nisi. U aktivizua me kalimin e minutave të pjesës së dytë, duke pasur një diapazon më të vogël për të treguar vlerat e tij.

Shqiptari i Interit nuk e kapërdin fort lehtë këtë “injorim” nga trajneri Reja, i cili në shpjegimet e tij tha se preferoi lojtarë më fizikë si Bare dhe Abrashi, se nuk mund të bënte eksperiemente ndaj një kundërshtari si kampionët e Europës në fuqi.

A prisnit të luanit nga minuta e parë?

Kam dy muaj që e prisja këtë miqësore dhe doja të luaja nga fillimi. Nuk e nisa titullar dhe nuk ka problem. Kur erdhi momenti im, u përpoqa ta ndihmoj skuadrën. Nuk ia dolëm, por besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë.

Ndaj Italisë ishte shumë e vështirë…

E nisëm mirë këtë ndeshje dhe duhej ta mbanim sa më shumë avantazhin, por nuk ia dolëm. Më pas kishim raste të rihapnim ndeshjen, por nuk na eci as me traversat, përveçse kundërshtari është shumë i fortë.

Pse ka kaq pak minuta për Asllanin në kombëtare, ndonëse edhe publiku të do?

Nuk e di dhe për këtë duhet të pyesni trajnerin. Unë jam këtu, stërvitem mirë dhe jam gjithmonë gati, por nuk e di pse nuk aktivizohem shumë.

A ka probleme komunikimi mes Asllanit dhe Rejës?

Komunikimi është njësoj si me gjithë të tjerët. Unë e respektoj dhe ai më respekton. Jam gjithmonë i lumtur kur vij këtu, por në fund zgjedhjet i bën trajneri. Formacionin e vendos trajneri.


Video