Cafu: Pse ky është momenti më i mirë që Brazili të fitojë Botërorin

16 November 2022, 21:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cafu: Pse ky është momenti më i mirë që Brazili të
Legjenda e Brazilit, Cafu

Legjenda e Brazilit, Cafu, mendon se ky është momenti më i mirë, që Brazili të fitojë Botërorin.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Cafu tha se Brazili dhe Argjentina janë dy favoritët e mëdhenj, por shtoi se me një Neymar në formë, Brazili i ka të gjithë mundësitë të marrë trofeun.

“Kupa e Botës në Katar është rasti perfekt për të thyer dominimin europian. Ky është momenti më i mirë për Brazilin që të thyejë mallkimin dhe të fitojë titullin. Argjentina dhe Brazili janë dy favoritë! Kanë një potencial të madh për të fituar turneun. Fakti që Brazili nuk fiton një titull prej 20 vitesh ka pak efekt për tifozët, por besoj se këtë vit Brazili mund të kthehet i madh.

Me Neymar në formë, kemi mundësi shumë të mira për të fituar Botërorin pasi është një lojtar që ka rëndësi në fushë. I mbajmë shpresat te talenti i tij, edhe pse duhet thënë se nuk luan i vetëm. jam i sigurt se do të motivojë të tjerë lojtarë.

Favoritët? Belgjika, Danimarka, Portugalia dhe Serbia edhe pse mund të duket e çuditshme. Serbia u kualifikua e para në grupin e saj. Kanë bërë shumë mirë në eliminatore. Kanë një skuadër të fortë dhe mund të luajnë përballë çdo kundërshtari. Edhe Franca do të jetë shumë e fortë, si në Botërorin e fundit”.


Video