Kërkohet një vend për në çerekfinale, formacionet e mundshme të Francë-Poloni

4 December 2022, 13:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kërkohet një vend për në çerekfinale, formacionet e

Franca dhe Polonia do të luftojnë kokë më kokë për të siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Franca që është kampion bote në fuqi shihet si favorit për të vazhduar më tej, por Robert Lewandowski me shokë do të kërkojnë që t’ia ndalojnë këtë objektiv.

Karim Benzema dhe Lucas Hernandez janë mungesat në radhët e francezëve, kurse polakët janë të kompletuar për këtë sfidë.

Ndeshja zhvillohet në orën 16:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Franca (4-2-3-1): Lloris; Kounde, Upamecano, Varane, Theo Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Polonia: (4-4-2): Szczesny; Cash, Kiwior, Glik, Bereszynski; Zielinski, Bielik, Krychowiak, Frankowski; Milik, Lewandowski.


Video