Argjentina kalon në çerekfinale, Messi thyen mallkimin pas 5 Botëroresh dhe kalon Maradonën

3 December 2022, 22:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Argjentina kalon në çerekfinale, Messi thyen mallkimin pas 5
Messi

Argjentina është çerekfinalistja e dytë e Kupës së Botës "Katar 2022", ku do të përballet me Holandë.

Amerikano jugorët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1 përballë Australisë mbrëmjen e sotme dhe kanë kaluar në fazën tjetër.

Të besuarit e Lionel Scalonit arritën të shënonin nga një gol për çdo fraksion loje, ku gjetën rrugën e rrjetës me Messi-n në minutën e '35 dhe Alvarez në minutën e '57.  Autogoli i Fernandez në të 77 minutë bëri "me zemër" Argjentinën që në fund të 90 minutave kalon "Kangurët".

Mesi i ka dhënë sot fund një mallkimi që e përndiqte që prej botërorit të parë kur ka luajtur në vitin e largët 2006. "Pleshti" ka shënuar për herë të parë në fazat me eliminim direkt në Kupën e Botës.

Po ashtu, goli i sotëm është i nënti në Kupën e Botës për Messin me Argjentinën, një më shumë se Maradona dhe nëndeshjet e ardhshme do të synojë të kalojë dhe Gabriel Batistuta i cili ka 10 gola.

Gjithsej me fanellën e Argjentinës, Messi ka arritur të shënojë 94 gola, ndërsa në karrierë ishte i 789. Kjo ishte ndeshja e 1000-të e tij si futbollist profesionist.


Video