Ronaldo kërkon të jetë edhe mbi trajnerin tek Portugalia, paralajmërimi që i dha: Ki kujdes me mua!

3 December 2022, 15:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo kërkon të jetë edhe mbi trajnerin tek Portugalia,
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, pavarësisht spektaklit dhe golave që i ka dhënë futbollit në gjithë këto vite, njihet si një lojtar arrogant.

Së fundmi, ai prishi kontratën me Manchester United, duke dhënë një intervistë dhe nuk i kurseu aspak kritikat për ish ekipin e tij dhe trajnerin Erik ten Hag, pa marrë fare parasysh atë se çfarë vetë ai jepte në fushën e blertë.

Por, nëse tek Manchester United i kishte fajet ekipi, të gjithë prisnin shpërthimin e tij në kampionatin botër. Por, gjithsesi, në tre ndeshje, ai ka realizuar vetëm një gol, edhe atë falë një 11-metërshi të fituar në mënyrë shumë të dyshimtë.

Në ndeshjen e fundit të grupeve, Portugalia ishte kualifikuar dhe trajneri Fernando Santos hodhi në fushë ekipin rezervë përveç Ronaldos. Ai luajti për 65 minuta ku asistoi gabimisht tek kundërshtari dhe humbi një rast të artë shënimi, por sërish nuk ka mbetur i kënaqur.

Në momentin e zëvendësimit në minutën e 65-të, mediat e ndryshme evropiane raportuan se Ronaldo kishte një porosi për trajnerin Fernando Santos.

“Ti gjithmonë nxiton tmerrësisht shumë për të më zëvendësuar, ki kujdes me mua”, raportuan mediat se Ronaldo i tha trajnerit para se të ulej në bankë.

Por vet portugezi ka mohuar se ka pasur përplasje me trajnerin e tij.

“Ajo që ndodhi ishte para zëvendësimit tim, lojtari i Koresë së Jugut më tha të largohesha shpejt. I thashë të mbyllte gojën se nuk e ka atë autoritet. Nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me trajnerin”, tha Ronaldo për mediat portugeze.

Gjithsesi në rast se CR7 i ka thënë vërtetë ato fjalë trajnerit, atëherë vështirë se ylli portugez mund të luaj në 1/8 e finales në Kupën e Botës, pasi Fernando Santos njihet si trajner autoritativ.

Ronaldo kërkon të jetë edhe mbi trajnerin tek Portugalia,


Video