Hungaria feston pas 100 minutash, ëndërron kualifikimin. Skocia në shtëpi

23 June 2024, 23:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hungaria feston pas 100 minutash, ëndërron kualifikimin. Skocia
Hungaria feston pas 100 minutash, ëndërron kualifikimin. Skocia në shtëpi

Një rekord në Europianin 2024, ishin 12 minutat shtesë në sfidën midis Skocisë dhe Hungarisë, që u luajt në “MHPArena” të Shtutgarit.

Sfida e grupit A u mbyll me rezultatin 0-1 për hungarezët, të cilët arritën të shënonin me Kevin Csoboth në minutën e ’10 të shtesës, 30 sekonda larg mbarimit të ndeshjes.

Hungarezët ishin edhe ata që diktuan lojën me më shumë raste përballë portës por pa arritur të finalizonin saktë, teksa 90 minutat e rregullta u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Pas mbylljes së grupit A, Hungaria me 3 pikë, 2 gola të shënuar dhe pesë të pësuar renditet momentalisht si e treta më e mirë në listën e vendeve të treta.


Video