Projektohen 10 ndryshime te Spanja përballë kuqezinjve të Sylvinhos

23 June 2024, 15:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Projektohen 10 ndryshime te Spanja përballë kuqezinjve të

Rotacion masiv te Spanja. Luis De la Fuente do t’i lërë pushim pjesën dërrmuese të titullarëve në takimin kundër Shqipërisë, të hënën (21:00) në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

Iberikët, që kryesojnë grupin B të Euro 2024 me 6 pikë të plota, do të rreshtohen me ndryshime të shumta në sfidën përballë kuqezinjve të Sylvinhos.

Plot 10 ndryshime pritet të pësojë Spanja krahasuar me formacionin e nisur në suksesin 1-0 ndaj Italisë.

Aymeric Laporte është i vetmi lojtar që do të konfirmohet si titullar kundër shqiptarëve, ndërkohë që do të ndryshojë pjesa tjetër.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SPANJËS

(4-3-3): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Baena; Torres, Joselu, Oyarzabal./ Super Sport


Video