Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

I vetmi spektakël në ndeshjen e mbrëmjes mes Kukësit dhe Laçit ishte përurimi i stadiumit të ri të skuadrës veri-lindore...sa për të tjerat.
Ndeshja mes kuksianëve dhe kurbinasve u mbyll në barazim pa gola, megjithë rastet e krijuara dhe përpjekjet e vendasve për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën e tyre në shtëpinë e re.
Barazimi e ngjit Kukësin me 46 pikë, pa arritur që të përfitojë nga barazimi po pa gola mes Vllaznisë dhe Partizanit dhe të sigurojë vendin e tretë.
Kjo ishte ndeshja e parë e Kukësit në shtëpi pas një kohe të gjatë. Stadiumi i ri është një investim i përbashkët i FSHF-së dhe qeverisë dhe i pajisur me impiant ndriçimi për të zhvilluar ndeshjet në mbrëmje.