Analisti: Haaland do t’i bashkohet City-t, mbetet vetëm zyrtarizimi

22 April 2022, 20:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Analisti: Haaland do t’i bashkohet City-t, mbetet vetëm zyrtarizimi

Erling Braut Haaland është “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje për t'iu bashkuar Manchester Cityt, sipas gazetarit dhe analistit sportiv, Guillem Balague. Kontrata e Haaland skadon në vitin 2024, por një klauzolë lirimi e lejon atë të largohet për 75 milionë euro këtë verë.

Balague beson se City e ka siguruar sulmuesin norvegjez, 21 vjeç, përpara se të shfaqej interesimi i Real Madrid për të.

“Ai do të jetë në Manchester City, mendoj”, tha Balague, eksperti i futbollit europian i BBC Sport. “Nuk ka marrëveshje, por ata janë shumë afër”.

City, Reali dhe Barcelona kanë kontaktuar të gjithë me Haaland, por ish-sulmuesi i Red Bull Salzburg e përjashtoi Barçën përpara se forma e mirë e Karim Benzema për Realin me sa duket bëri që të ndante mendjen për t'u bashkuar me kryesuesit e kampionatit anglez.

 


Video