“Milan, sa mungon faktori Rebic: sezoni i kroatit është një mister!” Kështu shkruan sot Gazzetta dello Sport. Lista e golave të munguar është e gjatë dhe tashmë shqetësuese te Milani. Ibra nuk ka shënuar që nga 9 janari, Diaz që nga 25 shtatori, vetë Giroud tashmë është ndalur për gjashtë ndeshje mes kupës dhe kampionatit.
Megjithatë, në apel mungon në veçanti një lojtar dhe ky është një lajm pasi në dy vitet e fundit ai ka qenë gjithmonë një rezultat vendimtar në gjysmën e dytë të sezonit.E kemi fjalën për Ante Rebic, lojtar me gola dhe asistime shpesh vendimtare, gjithmonë me 10 gola e sipër te kuqezinjtë
Nuk ka asnjë gjurmë të lojtarit që kishte rreshtuar 10 gola në fazën e dytë sezonin e kaluar dhe 11 dy sezone më parë. Forma fizike, e ngarkuar nga ndalesat e përsëritura, është qartësisht e pasigurt. Mjafton të thuhet se vetëm dy bashkëlojtarë kanë humbur më shumë gara sezonale se ai: Kjaer dhe Ibra.
Numri i “dhimbjeve” që e kanë prekur kroatin që nga fillimi i sezonit, në fakt ka nisur të jetë mjaft i konsiderueshëm. Shifrat thonë se Ante ka humbur 16 ndeshje këtë sezon (17 nëse marrim parasysh derbin e Kupës: i thirrur, në stol, por nuk mundi të hyjë në fushë) për shkak të katër problemeve të ndryshme. Të dhëna shqetësuese dhe të vështira për t’u shpjeguar.
Mungesa e Rebic, i cili edhe në momentet kur u aktivizua tregoi një gjendje fizike jo të mirë, është një humbje e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët shpesh janë mbështetur në vendosmërinë dhe fizikun e kroatit për të zgjidhur ndeshjet e komplikuara.
Në një sulm që prej disa muajsh po has vështirësi, golat e Rebic do të kishin shërbyer si oksigjen.