
Interi është në finalen e Kupës së Italisë. Zikaltrit mundën Milanin me rezultatin 3-0 në derbin e 27 të Madoninës. Sfida e parë përfundoi në barazim pa gola.
Lautaro Martinez kaloi zikaltrit në avantazh në stadiumin “San Siro” pas 4 minutash lojë.
Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, sulmuesi argjentinas shënoi golin e dytë të lojës.
Benaccer shkurtoi diferencën në minutën e 67, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Por vendimi ishte i dyshimtë dhe ka hapur menjëherë polemika të shumta.
Interi e çoi rezultatin në 3-0 në minutën e 82’ të lojës me anë të Gosens.
Zikaltrit do të përballen me fituesin e takimit Juventus-Fiorentina, që luhet të mërkurën në mbrëmje.
Finalja do të zhvillohet më 11 Maj në stadiumin “Olimpico” të Romës.