Cristiano Ronaldo që në sfidën e fundjavës shënoi tre gola duke i dhuruar fitoren ekipit të United, nuk do të udhëtojë me skuadrën në Liverpool për derbin e Anglisë ku tifozët në “Anfield Road” i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë dhe do t’i tregojnë mbështetjen e tyre me duartrokitjet nga shkallët e stadimit të “The Reds”.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, sot në orën 21:00, Manchester United do luajë në transfertë kundër Liverpool, rivalit të përbetuar në Premier League.
Edhe pse një ndeshje e rëndësishme, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka marrë vendimin drastik duke qëndruar me familjen, ndërsa Manchester United e ka mirëkuptuar CR7-ën.
Vendimi për mungesën e Ronaldos në këtë ndeshje është marrë në bashkëpunim me klubin që në një komunikatë zyrtare shkruan: “Familja është gjëja më e rëndësishme dhe Ronaldo ka mbështetjen e të gjithëve në këtë kohë të vështirë për të”.
Ndërkohë, detaje të reja publikohen në lidhje me ngjarjen që tronditi familjen Ronaldo. Pak orë përpara lindjes, e fejuara Georgina kishte postuar një video në rrjetet sociale ku dukej e relaksuar dhe në shoqërinë e motrës Ivana dhe të fejuarit, çka do të thotë se lindja ku mbijetoi vetëm vajza ka qenë e parakohshme dhe e paparashikuar.