Roma i bën Interit dhe Milanit një dhuratë për Pashkët

18 April 2022, 21:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Roma i bën Interit dhe Milanit një dhuratë për Pashkët

Ëndrra titull venitet për Napolin pasi Spalleti nuk arrin të thyejë tabunë Mourinho të cilin nuk e ka mundur asnjëherë në karrierë duke u ndalur në barazim 1-1 në stadiumin “Maradona”.

Ashtu si në ndeshjen e fazës së parë, verdhekuqtë e kërkuan barazimin dhe e gjetën në fundin e ndeshjes me një gol të El Sharawy që ngriu stadiumin.

Rezultati i 12 rresht pa humbje për Jose Mourinhon dhe Romën e tij që e detyrojnë Napolin të ngrejë “flamurin e bardhë” pasi diferenca me Milanin kryesues ka shkuar në -4. Bëri shumë pak skuadra e Spalletit për të merituar fitoren në ndeshjen e së hënës dhe në fund të 90 minutëshit mori mbi vete vërshëllimat e tifozëve në “Maradona” dhe tashmë duhet të mendojë për Juventusin që mund t’i rrëmbejë vendin e tretë në klasifikim.

Golin e vetëm për të kaltërit e shënoi Insigne me 11-metërsh në pjesën e parë, ndërsa Roma me këtë barazim ruan distancën e sigurisë me Lazion dhe mban të hapur garën për vendin e katërt.

Barazimi largon ndoshta përfundimisht Napolin nga lufta për titull, por edhe Romën nga ëndrra për t’i marrë vendin e katërt Juventusit.


Video