“Kemi vënë një bombë në shtëpinë tënde”, kërcënohet Harry Maguire

21 April 2022, 18:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kemi vënë një bombë në shtëpinë
Harry Maguire

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, po kalon një sezon shumë të vështirë, teksa është vënë në shënjestër nga tifozët, pas gabimeve të shumta në ndeshje të kampionatit.

Zemërimi i tifozëve ka shkuar deri aty sa në drejtim të mbrojtësit anglez kanë dërguar edhe një kërcënim të rëndë.

Në Angli, raportojnë se lojtari pas humbjes turpëruese ndaj Liverpool ka marrë një email, ku kërcënohej se në shtëpinë ku ai jeton me të fejuarën dhe dy vajzat e tij ishte vendosur një bombë.

Menjëherë pasi është vënë në dijeni, policia ka shkuar në shtëpinë e Maguire, ku ka kontrolluar për bombë, ndërsa deri tani nuk ka dhënë asnjë reagim.

Një zëdhënës i mbrojtësit ka konfirmuar për kërcënimin që ka marrë, ndërsa shtoi se me këtë tani po merret policia.

“Në 24 orët e fundit, Harry ka marrë një kërcënim serioz për shtëpinë e familjes së tij. Ai e ka raportuar këtë në polici e cila tani është duke e hetuar këtë çështje. Siguria e familjes së tij dhe atyre përreth tij është padyshim prioriteti numër një i Harry-t. Maguire do të vazhdojë të përgatitet normalisht për ndeshjen e kësaj fundjave dhe ne nuk do të komentojmë më në detaje për momentin.

 


Video