Interi mposht Mourinhon, zikaltërit dominojnë dhe marrin vendin e parë

23 April 2022, 20:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Interi mposht Mourinhon, zikaltërit dominojnë dhe marrin vendin e

Roma ishte pengesa më e madhe e Interit në rrugën e zikaltërve për t’u konfirmuar kampionë të Italisë dhe kjo pengesë u kalua me sukses.

Interi fitoi 3-1 përballë skuadrës së Jose Mourinhos, që u prit me duartrokitje e ovacione nga tifozët zikaltër në San Siro.

Golat për Interin u shënuan nga Dumfreis, Brozoviç dhe Lautaro Martinez. Për zikaltërit, Brozoviç ishte më i miri në fushë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Ndërkohë, goli i nderit për Romën u shënua nga Mkhitarian në minutën e 85-të të takimit, në gjuajtjen e dytë të Romës në kuadrat.

Me këtë fitore, Interi i merr kreun e Serisë A Milanit, duke u ngjitur me 72, ndërsa kuqezinjtë mbeten pas me 71 pikë dhe sfidën e zjarrtë të dielën ndaj Lacios.


Video