Haaland shënon golin e 11-të, City merr kryesimin e Premier League

17 September 2022, 15:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Haaland shënon golin e 11-të, City merr kryesimin e Premier League
Erling Haaland

Premier League rinis në shenjën e Erling Haaland. Falë yllit norvegjez, Manchester City siguroi fitoren 3-0 në fushën e Wolverhampton.

Pas avantazhit të shpejt me Graelish, Haaland shënoi golin e 11-të personal në këtë sezon.

Një ecuri e jashtëzakonshme kjo e sulmuesit, që cilësohet më i miri në botë për momentin. Phil Foden realizoi edhe golin e tretë për Manchester City, që merr kreun me 17 pikë pas shtatë javëve të luajtura.

Për t’u veçuar momenti mjaft prekës i minutës së 70, kur loja ndaloi në kujtim të mbretëreshës Elizabeth II. Minutazhi simbolizonte 70 vitet e saj në krye të Mbretërisë së Bashkuar, me lojtarët dhe tifozët që duartrokitën.

 

 

 


Video