Endri Çekiçi nuk e ka humbur rastin për të lënë shenjën e tij në një ndeshje të madhe, siç ishte sfida e sotme ndaj Gallatasarajit. Pogradecari realizoi një gol për kopertinë ndaj gjigantëve turq.
Lojtari i Kombëtares shkarkoi të djathtën nga një distancë prej rreth 30 metrash, duke tundur rrjetën e Gallatasarajit. Ishte një gol që ndezi stadiumin dhe që i dha barazimin e përkohshëm Koniasporit.
Realizimi fantastik i lojtarit shqiptar u shoqërua nga shpërthimi i lojtarit pogradecar që vrapoi drejt shkallëve të stadiumit "Ali Sami Yen" për ta festuar golin me Megi Pojanin, bukuroshen e ekranit shqiptar.
Por vetëm pak pas golit mesfushori-sulmues la fushën për shkak dëmtimi. Një lajm i keq ky për trajneri Edi Reja, i cili sot shpalli listën për dy ndeshjet me Izraelin dhe Islandën. Megjithatë, mbetet për t’u parë se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë.
Koniaspori e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, por ai gol nga Çekiçi ka pushtuar rrjetet sociale jo vetëm në Turqi.