‘Globe Soccer Awards’: Erling Haaland, futbollisti më i mirë për vitin 2023, Ronaldo merr tre çmime

19 January 2024, 19:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Globe Soccer Awards’: Erling Haaland, futbollisti më i
Erling Haaland

Erling Haaland ka rrëmbyer çmimin kryesor në “Globe Soccer Awards”, në mbrëmjen gala të organizuar sonte në Dubai.

Ylli norvegjez fitoi çmimin “Futbollisti më i Mirë i Vitit”, për vitin 2023.

Haaland pati një sezon fantastik me Manchester Cityn, duke ndihmuar skuadrën angleze në triumfin historik të tripletës; titullit të kampionit në Premier League, Ligën e Kampionëve dhe triumfin në Kupën FA.

Ndërsa Cristiano Ronaldo është nderuar me tre çmime nga “Global Soccer Awards”.

‘Globe Soccer Awards’: Erling Haaland, futbollisti më i

Ylli portugez fitoi çmimin “Futbollisti më i mirë në Lindjen e Mesme”, si çmimin “Maradona” si “Golashënuesi më i mirë i vitit” për vitin 2023, si edhe lojtari më i votuar nga fansat.

38-vjeçari e mbylli vitin kalendarik me 54 gola, duke qenë kështu futbollisti me më shumë gola gjatë vitit 2023.


Video