Debate në “Big Brother VIP” Argjentina/ Motra e Mauro Ikardit: Uanda është gruaja e tij!

18 January 2024, 10:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Debate në “Big Brother VIP” Argjentina/ Motra e Mauro Ikardit:
Maksi Lopez/ Uanda Nara/ Mauro Ikardi

Trekëndëshi i famshëm mes Maksi Lopez, Uanda Narës dhe Mauro Ikardit, është kthyer në një temë diskutimi përsëri pas shumë vitesh në Argjentinë.

Shkak është bërë prania e motrës së Ikardit, Ivana, në “GH Duo”, atë që është “Big Brother VIP” në Argjentinë.

Mes diskutimeve të ndryshme, atë e ngacmojnë shpesh për këtë histori dhe një prej konkurrentëve, Manuel, ka qenë shumë i qartë në fjalët e tij, duke akuzuar Ikardin se kishte bërë diçka që nuk duhej me gruan e shokut.

“Të kam shok skuadre, të fus në shtëpinë time dhe t’i më p***n gruan…”, tha Manuel para të tjerëve duke iu referuar historisë së më shumë se një dekade më parë duke bërë fajtor Mauro Ikardin.

“Janë bashkë prej 11 vitesh”, u përgjigj menjëherë motra e sulmuesit.

“Në fund nuk ishte vetëm një rrufe dhe kaq, a e di? Është gruaja e tij, janë martuar në vitin 2014, kanë dy vajza dhe janë ende bashkë”, insistoi ajo duke menduar se mes Mauro Ikardit dhe Uanda Narës kishte një histori të vërtetë dashurie.



Video