"Gjithmonë me ne Rafa", Dwamena përjetësohet në trup, futbollisti i Egnatias e bën tatuazh

14 November 2023, 09:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Gjithmonë me ne Rafa", Dwamena përjetësohet në

E shtuna e 11 nëntorit ishte tragjike për Egnatian dhe futbollin shqiptar.

Sulmuesi dhe kapiteni i rrogozhinasve, Raphael Dwamena u rrëzua në tokë gjatë ndeshjes me Partizanin dhe arresti kardiak ka qenë fatal duke i marrë jetën.

Dhimbja është e madhe në klubin që kryeson Superligën, me kolegët e tij që janë prej ditësh në lot. Tanimë Donald Mëllugja, shoku i tij i ekipit ka përjetësuar kujtimin e sulmuesit duke e bërë tatuazh.

"Pusho në paqe", shkruhet në tatuazhin me imazhin e Dwamenas, si edhe datën e ndarjes nga jeta, 11.11.2023.

"Gjithmonë me ne Rafa", Dwamena përjetësohet në


Video