Gazetari zbulon çfarë tha Olsi Rama kur propozuan Dwamenën te Partizani

13 November 2023, 20:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari zbulon çfarë tha Olsi Rama kur propozuan Dwamenën te
Olsi Rama

Vdekja në fushën e blertë e lojtarit Raphael Dwamena ka shkaktuar debate të mëdha në vend, lidhur me rregullat që duhet të ketë kampionati shqiptar për futbollistët me probleme shëndetësore.

Thuajse të gjithë drejtuesit teknikë, lojtarët, presidentët dhe gazetarët e sportit e dinin që Dwamena vuante prej vitesh nga probleme serioze me zemrën, megjithatë ai arriti të gjente hapësira për t’u aktivizuar në kampionatin shqiptar edhe pse ishte refuzuar 3 herë në 3 shtete të ndryshme.

Megjithatë, Dwamena ishte talent, dhe kjo duket se ka bërë që në Shqipëri ta kërkojnë me ngulm.

28-vjeçari kishte shkuar si propozim për t’u bërë pjesë e ekipit të Partizanit, por drejtori teknik, Olsi Rama e kishte refuzuar.

Gazetari sportiv Jetmir Halilaj ka zbuluar dhe bisedën me Olsi Ramën lidhur me këtë rast.

“Ai nuk ishte futbollist për Shqipëri, ai ishte kalibër për Premier League, mund ta kishin marrë aty për 50 milionë euro. Ne na pëlqen shumë, por ka një problem, në dijeninë time ka hequr defibrilatorin. Në dijeninë time, një klub e dinte dhe e mori me seriozitet situatën”, u shpreh ai.


Video