Gjesti i veçantë i Jose Mourinho-s që nuk u vu re dje në "Air Albania" (VIDEO)

13 August 2023, 15:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Gjesti i veçantë i Jose Mourinho-s që nuk u vu re dje në
Jose Mourinho


Trajneri i Romës Jose Mourinho e nxorri me forcë mbrëmjen e djeshme lojtarin Houssem Aouar, kështu raportuan disa medie sportive, por gjesti i tij ka një shpjegim.

 

Në minutën e 79-të të ndjeshjes me Partizanin, Mourinho u pa teksa e thirri Aouar dhe më pas i hodhi dorën në qafë duke e nxjerrë nga fusha dhe drejtuar te stoli.

Sipas medieve italiane, ka dy arsye pse Mourinho e la ekipin e tij me 10 lojtarë disa minuta para se të përfundonte ndeshja.

Gjesti i veçantë i Jose Mourinho-s që nuk u vu re dje në
Houssem Aouar

Pak çaste më parë, trajneri i Partizanit Zoran Zekic bëri një gabim duke nxjerrë një lojtar, dhe do e zëvendësonte atë me një lojtar që e kishte nxjerrë më parë. Por kjo iu mohua nga arbitri duke bërë që Partizani të ngelej me 10 lojtarë.

Mourinho, në shenjë të një loje të ndershme, vendosi të nxjerrë edhe ai një lojtar.

Por pse pikërisht 25-vjeçarin Aouar? Gjatë ndeshjes, ish lojtari i Arsenalit po mbrohej fort nga lojtarët e Partizanit, gjë që Mourinho e vuri re dhe vendosi ta nxjerrë për ta shpëtuar nga dëmtimet.


Video