El Shaarawy shënon në "Air Albania", Roma kalon në avantazh ndaj Partizanit

12 August 2023, 20:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
El Shaarawy shënon në "Air Albania", Roma kalon në
El Shaarawy shënon në Air Albania / Foto: AS Roma


Roma është duke udhëhequr me rezultatin 0-1 në miqësoren ndaj Partizanit.

Kanë mjaftuar vetëm 12 minuta që rezultati të zhbllokohet me një gol të El Shaarawy, i cili zëvendëson Paulo Dybalan e dëmtuar.

Miqësorja është parë si një ndeshje testimi për të dyja ekipet, veçanërisht për Romën që nis sezonin në Serie A me përballjen ndaj Salernitanës.

El Shaarawy shënon në "Air Albania", Roma kalon në

Formacionet:

Partizani: Hoxha; Baruti, Preka, Buxhelaj, Hadroj; Bilali, Maget, Kote; Grezda, Keko, Bintsuka / Trajner: Zoran Zekiç

Roma: Rui Patricio; Llorente, Mancini, Smalling; Spinazzola, Aouar, Pagano, Kristensen; Bove, Belotti, El Shaarawy / Trajner: Jose Mourinho


Video